Një aksident automobilistik ka ndodhur në lagjen 1 të qytetit bregdetar. Paraprakisht deklarohet se një automjet tip Audi ka përplasur një të moshuar që po kalonte te vijat e bardha me biçikletë në dorë. Ngjarja rrugore ndodhi pranë ish-fabrikës së cigareve, te rruga e Vilës së Zogut. Në vendngjarje ka mbërritur policia, ndërsa i aksidentuari u dërgua drejt spitalit rajonal të Durrësit. Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e tij.