Një 50-vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor në Durrës. Viktima ishte duke lëvizur me biçiklete kur u mor para nga një makinë që humbi kontrollin e doli nga rruga. Mjeti goditi gjithashtu dhe një motor e më pas u përplas me murin e një biznesi aty pranë.