Një automjet tip Benz Mercedes mori flakë në rrugën nacionale Jorgucat - Sarandë pasditen e së dielës në Qafën e Muzinës. Drejtuesi i mjetit, Kristaq Thoma nga Saranda udhëtonte me familjen, bashkëshorten dhe një fëmijë. Fatmirësisht ata kanë mundur të dalin menjëherë nga automjeti, i cili pak çaste më vonë ka shpërthyer në flakë dhe është djegur plotësisht. Policia që mbërriti në vendin e ngjarjes po heton për shkaqet që mund të kenë nxitur zjarrin e që paraprakisht dyshohet se ka të bëjnë me gjendjen teknike të mjetit.