Një automjet është aksidentuar në ByPass-in e Fierit, pranë spitalit Memorial. Automjeti ka përfunduar përmbysur në autostradë, ndërsa fatmirësisht pa humbje jete. Në makinën udhëtonte një person bashkë me djalin e tij. Të dy ata kanë pësuar vetëm plagë të lehta dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.