Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Durrës-Tiranë, pranë zonës së Sukthit. Si pasojë e aksidentit të rëndë ka humbur jetën një shtetas me iniciale S. K., 20 vjeç, i cili ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte, duke bërë që mjeti të dalë nga rruga.