Një aksident rrugor ka ndodhur para pak minutash ne qendër të qytetit të Shkodres. Shkak është berë një automjet i policise bashkiake i cili dyshohet se ka dalë nga korsia, duke kaluar mbi ndaresen e rrugës dhe është përplasur me një automjet tip Golf. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një çrregullim ne sistemin elektrik të automjetit të bashkisë/