Krimi në Vlorë në Vlorë nuk gjen qetësi dhe momenti kur një grup merr hak ndaj një tjetri nuk vonon. Një fakt i tillë lidhet dhe me ngjarjen e mëngjesit të kësaj të enjteje në Vlorë, ku u ekzekutuan me kallashnikov Shpati Lena dhe Hakim Xhezo. Dy emrat e mësipërm janë të njohur për policinë e Vlorës, me këta të fundit të cilët dyshojnë se motivi kryesor është hakmarrja, pa përjashtuar dhe prishjen e pazareve të drogës.