Automjeti luksoz me të cilin u kapën dy shtetasit rusë dhe një ukrainas në uzinën e armëve në Gramsh, është parë këtë të mërkurë i parkuar përballë prokurorisë së posacme antikorrupsion. Burimet bëjnë me dije se ka qenë avokati i shtetasve të huaj, ai i cili la të parkuar automjetin përballë SPAK, ndërsa i është hequr edhe masa e sekuestros.