Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në aksin rrugor Pogradec–Qafë Thanë. Sipas informacioneve bëhet me dije se automjeti që drejtohej nga shtetasi Alfons Bleta 34 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në liqenin e Pogradecit.