Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e të dielës në Shkodër, ku një automjet i drejtuar nga një 27-vjeçare është përplasur me një shtyllë elektrike. Sipas të dhënave paraprake të Policisë Shkodër, automjeti i drejtuar nga 27-vjeçarja E. G., ka dalë nga kontrolli e për pasojë ka përfunduar duke u përplasur frikshëm me një shtyllë elektrike në anë të rrugës.