Një 24-vjeçar humbi jetën në një aksident të rëndë në Rrugën e Kombit mbrëmjen e kësaj të premteje. Ngjarja ndodhi në fshatin Qafë Mollë, në Mirditë, ku dy kamionë u përplasën me një veturë. Goditja ishte e fortë, ndërsa mjeti me të cilin udhëtonte I riu Eugen Bardhoku nga Rubiku, pothuajse u bë copash. Si pasojë 24-vjeçari ndërroi jetë në vend.