“Sulmi në Banjskë ishte një tentativë serioze për të krijuar një Donbas serb në Kosovë”, kështu e ka cilësuar sulmin në veri të Kosovës, ish-kryeministri Pandeli Majko gjatë një aktiviteti të zhvilluar. Ai tha se aksioni i dështuar në Banjskë, e vendosi Serbinë zyrtare në pozitë të vështirë. Teksa është ndalur dhe tek lufta Moskë-Kiev, ish-kryeministri është shprehur se lufta në Ukrainë ka pasur pasoja të shumta në Ballkanin Perëndimor. Politikani tha më tej se pushtimi rus i Ukrainës ka ndikuar në politikën, ekonominë edhe sigurinë e rajonit të Ballkanit.