Shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë, pas operacionit të zhvilluar të enjten në zonën e Selitës në rrugën Hamdi Pepa, ku u zbulua një godinë dykatëshe e cila shërbente për kultivimin e bimëve narkotike. Bëhet me dije se janë arrestuar 4 kultivuesit e dyshuar si dhe tre punonjës të OSHEE-së.