Policia e Durrësit ka arrestuar katër persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim pas zbulimit të nja magazine ku kultivohej hashash në qytetin e Shijakut. Në pranga kanë përfunduar një 54 vjeçar me inicialet L.K, një 31 dhe një 24 vjeçar. Dy të parët akuzohen për kultivim lëndësh narkotike, ndërsa 24 vjeçari për moskallëzim krimi.