Mafiozët shqiptarë prej kohësh kanë krijuar grupet e tyre të trafikimit të lëndëve narkotike, duke u kthyer në dominues të rrjetit të kokainës në Europë. Prestigjozia italiane, Rai Neës, i ka kushtuar një artikull, analizës së ekspertit të kriminalistikës Vincenzo Musachio, pas alarmit që ngriti zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin lidhur me zgjerimin e mafias shqiptare në Evropë.