Top News – Mafiozët e cigareve, ‘shkrihet’ rrjeti/ Europol, 8 të arrestuar në Spanjë e Portugali
25/06/2021 19:58

Agjentët e Europol shkatërruan me ndërhyrjen edhe të policisë portugeze dhe asaj spanjolle një grup të strukturuar kriminal që merrej me kontrabandën e duhanit. Grupi kriminal do të importonte nga Spanja në Portugali sasi të mëdha gjethesh duhani për të prodhuar kështu cigare dhe shitur në tregun e zi portugez. Në 24 qershor gjatë një operacioni që u zhvillua në të dy shtetet, u kontrolluan 59 shtëpi në Portugali dhe 4 të tilla në Spanjë, u arrestuan 8 shtetas portugezë dhe spanjollë të moshave 33-49 vjeç, si edhe u sekuestruan 11 tonë gjethe duhani, 90 000 cigare të paligjshme të prodhuara dhe 186.500 filtra cigaresh. Sasia e duhanit të sekuestruar është e mjaftueshme për të prodhuar rreth 11 milion cigare, me vlerë 2,7 milion euro në Portugali. Kriminelët administronin importin e duhanit përmes disa ndërmarrjeve të themeluara me qëllimin e vetëm për të kryer mashtrime të akcizës. Objektet e prerjes dhe përpunimit ishin vendosur në Spanjë, nga ku duhani transportohej në Portugali, ku ruhej në depo të ndryshme derisa të shpërndahej. Humbja e të ardhurave të gjeneruara nga këto produkte duhani të importuara në mënyrë të paligjshme nga Spanja në Portugali vlerësohet me më shumë se 2 milion euro.

Top Channel/ Parandalohet ngjarja e rëndë në Shkodër, sërish fëmijë zien me thika
20/12 12:44
Top Channel/ Protesta e ‘Shqipëria bëhet”, të pranishmit në tubim duartrokasin për SPAK-un
20/12 12:43
Top Channel/ Incidente te protesta e Lapajt para Kuvendit, protestuesit përplasen me policinë
20/12 12:27
Top Channel/ Te dentisti shkojmë rrallë, shqiptarët kanë kujdes të ulët për shëndetin oral
20/12 12:25
Top Channel/ Dashuria e pakufizuar për tokën, fermeri nga Lezha që vijon punën me bujqësinë
20/12 12:23
Top Channel/ Ndotja nga metalurgjia, mbetjet që lëshohen në tokë po kontaminojnë prodhimet bujqësore
20/12 12:20
Top Channel/ Nis sonte BBV Albania, edicioni i pestë i reality show-t, nën moderimin e Ledion Liços
20/12 12:09
Top News – ‘Ja ka futur kot’. Braçe shpërthen kundër gjobave të konkurencës
20/12 12:05
Top News- Nis sot ‘BBV Albania 5’/ Mbrëmje magjike në Top Channel, emocione e surpriza
20/12 11:24
Top News- Kallashnikov e municion në valixhe/ Kapet tek terminali I autobusit i riu nga Bathorja
20/12 10:56
Top News- Kanabis xhelatinë nga Kanadaja/ lera në treg rreth 10 mijë euro, arrestohet 23-vjeçari
20/12 10:55
Top Channel/ Transportonte një kallashnikov për ta shitur, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë
20/12 10:05
Top Channel/ U kap me mbi 1 kg kanabis në formë gjelatine, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë
20/12 09:41
Top News – Shabani, Avokat i Popullit. Merr detyrën, Erinda Ballanca ikën pas 8 vitesh
19/12 21:45
Top News – Dy aksidente, tre të plagosur. Fier e Lezhë, katër mjete përplasen në rrugë
19/12 20:00
Top Channel/ 23 vite “Fiks Fare”/ Investigime dhe transparencë, zëri që sfidon padrejtësitë
19/12 19:57
Top Channel/ Spak i komunikon mbylljen e hetimeve, Benet Beci zyrtarisht i pandehur
19/12 19:42
Top Channel/ 16 mijë faqe akuza Ballukut/ Shtyhet vendimin për imunitetin, USB merret nga deputetët
19/12 19:40
Top Channel/ Benzi përplaset me Zetorin në aksin Fier-Berat, lëndohet drejtuesi i mjetit bujqësor
19/12 18:41
Top News – ‘Do apo nuk do e majta’. Meloni: Ujdia me Shqipërinë do të funksionojë!
19/12 18:27
DIGITALB DIGITALB