Top News – Maduro: Jam i burgosur lufte! Nuk pranon fajësinë në gjykatën amerikane: Jam rrëmbyer
06/01/2026 12:06

"Unë jam i pafajshëm. Nuk jam fajtor. Jam një njeri i mirë. Unë jam ende president i vendit tim", tha Maduro, 63 vjeç, përmes një përkthyesi, përpara se të ndërpritej nga gjykatësi amerikan Alvin Hellerstein në gjykatën federale të Manhattanit. Gruaja e Maduros, Cilia Flores, gjithashtu u deklarua e pafajshme. Data e ardhshme e gjyqit u caktua për 17 mars. Dhjetëra protestues, si pro ashtu edhe kundër Maduros, u mblodhën jashtë gjykatës para seancës që zgjati vetëm një gjysmë ore. Brenda, ndërsa qëndronte i prangosur në kyçet e këmbëve dhe i veshur me rroba burgu, Maduro deklaroi se ishte "rrëmbyer" dhe se mbetej president i Venezuelës. Ai dëgjoi një përkthyes përmes kufjeve ndërsa Hellerstein përmblidhte akuzat. Maduro akuzohet për mbikëqyrjen e një rrjeti trafikimi kokaine me kartele ndërkombëtare droge dhe përballet me katër akuza penale: narkoterrorizëm, komplot për importimin e kokainës dhe posedim të armëve dhe pajisjeve shkatërruese. Maduro i ka mohuar prej kohësh akuzat, duke thënë se ato ishin një maskë për planet imperialiste mbi rezervat e pasura të naftës së Venezuelës. Avokati mbrojtës i Maduros, Barry Pollack, tha se parashikonte një padi voluminoze dhe komplekse mbi atë që ai e quajti "rrëmbim ushtarak" të klientit të tij.Orë më vonë në Karakas, zëvendëspresidentja e Maduros, Delcy Rodriguez, u betua si presidente e përkohshme e Venezuelës me fjalë mbështetjeje për Maduron, por pa asnjë shenjë se ajo do të luftonte kundër veprimit të SHBA-së.Një vlerësim i kohëve të fundit i inteligjencës amerikane përcaktoi se Rodriguez do të ishte në pozicionin më të mirë për të udhëhequr një qeveri të përkohshme në mungesë të Maduros, duke zbuluar se figurat e opozitës si fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, Maria Corina Machado, ose ish-kandidati presidencial Edmundo Gonzalez, do të luftonin për të fituar legjitimitet, raportoi Ëall Street Journal, duke cituar njerëz të njohur me raportin e klasifikuar.

Top News-Udhëheqësi i Iranit në shënjestër, 7 raketa goditën zyrën e tij/ Mediat: Është vrarë
28/02 16:50
Top Channel/ Rrëzohet një avion me para në Bolivi, vdesin 20 persona. Banorët marrin paratë në tokë
28/02 15:21
Top Channel/ Nga BE e Kosova tek Marine Le Pen, mbështetet sulmi ndaj Iranit: Të fitojë populli!
28/02 15:12
Top Channel/ Rama: Me SHBA dhe Izraelin, reagimi për sulmin ndaj Iranit: Gardën iraniane…
28/02 14:58
Top Channel/ “Dorëzohuni ose vdisni”: SHBA sulmon Iranin, Trump: “Do rrëzojmë diktatorët islamikë”!
28/02 14:57
Top Channel/ Tre vite nga tragjedia hekurudhore! Grekët në protestë, nisin trazirat, 80 të arrestuar
28/02 14:45
Top News – Lufta me Iranin ngre më këmbë Europën. Macron kërkon negociata, Starmer mbledh qeverinë
28/02 14:40
Top News- A do futet në luftë BE? Vjen reagimi i parë: Situata në Iran është e rrezikshme
28/02 14:28
Top News – Eliminohet kreu i Gardës Revolucionare. Sulmet në Iran shënjestrojnë udhëheqësit e lartë
28/02 14:05
Top News – Viktima nga shpërthimet e raketave. Mes të vrarëve edhe fëmijë, u godit një shkollë
28/02 14:04
Top News – ‘Irani kërcënim ekzistencial’. Netanyahu– Bashkë me Trump, do rrëzojmë tiraninë
28/02 13:43
Top News- Lufta ka nisur, Trump: Irani të dorëzojë armët, nuk tërhiqemi
28/02 13:41
Top Channel/ Tramvaji del nga shinat! Milano, një i vdekur dhe 20 të plagosur në qendër të qytetit
28/02 12:28
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin: “Arratiset” Khamenei, Teherani kundërpërgjigjet!
28/02 12:21
Top Channel/ Përse Trump e sulmoi Iranin tani? Gjashtë arsyet që bindën presidentin amerikan!
28/02 12:19
Top Channel/ Sulmi ndaj Iranit, Netanyahu: “Kërcënim ekzistencial ndaj nesh”, “Do i këpusim kokën”!
28/02 12:09
Top News- Irani raketa drejt bazave amerikane, shpërthime të fuqishme në disa shtete: Do pendoheni
28/02 11:48
Top Channel/ “Ikni nga Izraeli”, Ministria e jashtme thirrje shqiptarëve- Alarm edhe Anglia e Kina!
28/02 11:38
Top News- Sulmet SHBA-Izrael në Iran, MEPJ thirrje shqiptarëve- Tregoni kujdes!
28/02 11:15
Top News- SHBA e Izraeli nisin luftën me Iranin/ Sulme nga ajri, bombardohen disa qytete
28/02 10:17
DIGITALB DIGITALB