Presidenti francez, Emmanuel Macron bëri një paralajmërim për rrezikun e dezinformimit nga ana e Rusisë gjatë Lojërave Olimpike të Parisit të këtij viti dhe siguroi se të gjithë janë gati ta përballojnë atë. Shefi i Elizesë e bëri këtë deklaratë gjatë përurimit të Qendrës Olimpike të Sporteve ujore të zhvilluar këtë të enjte në kryeqytetin francez.