Top News/ Macron në Beograd, Vuçiç në delir…’Franca në garë me Gjermaninë, për Serbinë’
19/08/2024 12:48

Presidenti francez, Emmanuel Macron, pritet të vizitojë beogradin në shtator, dhe ai do të bëhet lideri i tretë i një fuqie të madhe që viziton Serbinë në vetëm katër muaj. Sipas mediave serbe, ky është një konfirmim se Serbia është vendi më i rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe se marrëdhëniet dypalëshe të vendit me Francën janë duke u thelluar, në radhë të parë në aspektin e bashkëpunimit ekonomik dhe ushtarak. Pas Xi Jinping, Presidentit të Kinës dhe Olaf Scholz, kancelarit të Gjermanisë, Macron po vjen në Serbi në një moment të ndjeshëm kur bota është e ndarë mes luftërave në Evropën Lindore dhe Lindjen e Mesme. “Fakti që Aleksandër Vuçiç së fundmi, ishte në Francë për një takim me Macronin, tregon se bashkëpunimi mes dy vendeve mund të zhvillohet me shpejtësi”, shkruan media serbe. Sipas njoftimeve, Macron duhet të vijë në Serbi më 5 ose 6 shtator. Presidenti aktual francez për herë të parë vizitoi Beogradin në korrik 2019, kur dy vendet festuan 180-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Ekspertët vënë në dukje se Franca ka qenë historikisht fuqia perëndimore më e afërt me serbinë. Edhe tani, sipas tyre, vendi e identifikon serbinë si partnerin më të rëndësishëm në rajonin e ballkanit perëndimor.

Top Channel/ “S`na lejojnë provimin ne shqip”, shpërthejnë protestat e studentëve në RMV!
04/04 15:23
Top News – ‘Greqia, shërbëtore e Izraelit’. Yannis Varoufakis: Kemi humbur pavarësinë tonë
02/04 15:39
Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24