Top News – Macron ndalohet nga policia në Nju Jork/ I telefonon Trumpit menjëherë: Për fajin tënd…
23/09/2025 14:14

Emmanuel Macron mbeti i bllokuar në rrugët e Neë Yorkut pasi policia bllokoi rrugët ndërsa po kalonte autokolona e Donald Trump. Në një video që tani është shpërndarë gjerësisht, presidenti francez doli nga automjeti i tij, i telefonoi presidentit amerikan dhe me shaka i kërkoi të "hapte rrugën". Macron sapo kishte dalë nga asambleja e përgjithshme e OKB-së ku ai njohu shtetin palestinez në një fjalim të hënën. Por në një skenë në kontrast të plotë, ai u pa duke u përballur me indinjatë me një oficer policie, duke kërkuar që të lejohej të kalonte barrikadat. Duke i kërkuar falje, oficeri shpjegon se rrugët janë mbyllur për lejuar kalimin e autokolonës presidenciale të Trump, e cila mund të përbëhet nga më shumë se 10 automjete. Trump ishte në Neë York për të folur në Kombet e bashkuara. "Nëse nuk e shihni autokolonën, më lini të kaloj", i tha Macron policit duke u mbështetur në gardhin metalik. I detyruar të presë, ai i telefonon më past Trumpit. “Hej, si je? E di çfarë, po pres në rrugë sepse gjithçka është mbyllur për ty!” i thotë ai presidentit. Një video më vonë e tregon atë duke ecur në këmbë drejt ambasadës franceze ndërkohë që vazhdon bisedën me Trump. Gjatë turit të tij të improvizuar në Manhattan, Macron pozoi për foto me kalimtarët dhe madje shihet edhe duke u përqafuar me një burrë. Dhe telefonata në dukje gazmore me Trump, vjen në një moment të tensionuar në marrëdhëniet Francë-SHBA, pasi Macron sfidoi presidentin amerikan duke njohur shtetësinë palestineze.

Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04