Presidenti I Francës Emanuel Macron, zhvillon këtë të enjte një vizitë zyrtare në Beograd, ku para se të mbërrijë, është publikuar edhe letra që ai ka shkëmbyer me Presidentin Aleksandër Vuçiç. Mediet franceze shprehen se në letrën që I paraprin këtij takimi Macron shprehet se shkon atje me një mesazh të thjeshtë: Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare kanë nevojë për një Serbi të fortë dhe demokratike në krahun e tyre.