Besimtarët e krishterë në kryeqytet mbajtën meshën në Katedralen e ‘Shën Palit’. Kremtimi i Krishtlindjes, ditës kur Shën Maria solli në jetë, birin e perëndisë, shpëtimtarin Jezu Krisht, u prit në gjithë Shqipërinë me paqe dhe unitet. Arqipeshkvi, Arjan Dodaj uroi të gjithë besimtare, duke shtuar se me situatën e tensionuar të luftës në Ukrainë, besimi në Zot do të sjellë paqe.