Në vazhdën e turit ‘Punët për Shqipërinë’, kryeministri Edi Rama u ndal në Vlorë, ku inspektoi punimet në kantierin ‘Lungomare 4’, shoqëruar nga kryebashkiakja, Brunilda Mersini dhe drejtuesi politik i qarkut, Bledi Çuçi. Punimet në pjesën e shëtitores në krahun perëndimor të Lungomares pritet të përfundojnë brenda datës 15 maj dhe të jetë gati për sezonin turistik. Krahas shëtitores, pritet që të ketë edhe një pistë për biçikletat dhe rreth 250 poste të reja parkimi, që padyshim do të jenë një ndihmë e madhe gjatë sezonit turistik, kur fluksi i lëvizjes së automjeteve është i lartë.