Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet në rrugën e re që lidh zonën e Lundrës me autostradën Tiranë-Elbasan dhe Unazën e Madhe, e cila sipas tij do të lehtësojë shumë qarkullimin e automjeteve. Sipas kryebashkiakut falë investimeve dhe përmirësimit të infrastrukturës, tashmë kjo zonë është kthyer në një nga zonat më të lakmuara në kryeqytet.