Lumi Seman ka çarë mesditën e kësaj të hëne argjinaturën në afërsi të fshatrave Ndërnënas dhe Hasturkas në Libofshë, si pasojë e prurjeve të shumta. Uji vërshoi drejt tokave bujqësore duke alarmuar banorët, të cilët thanë se nuk kanë parë kurrë më parë një fryrje kaq të madhe të lumit.