Kjo urë e cila ndodhet në aksin Librazhd-Pogradec rrezikon të bjerë për shkak të ccarjeve masive që ka pësuar, si pasojë e rrëshqitjes dhe shembjes së rrugës. Top Channel siguroi pamjet e disa ditëve më parë, ku po gërryhej lumi Shkumbin, pikërisht në vendin ku është ccarë rruga, e cila si pasojë ka sjellë edhe dëmtimin e urës. Pas Autoritetit Rrugor Shqiptar i cili këshilloi drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë dhe autobusëve për të përdorur rrugë alternative, edhe policia e Elbasanit bëri thirrje për të shmangur këtë aks. Megjithatë, pavarësisht se propozohet ndjekja e një rrugë alternative, nuk ka asnjë të tillë që mund të ndjekin mjetet e tonazhit të rëndë për të kaluar.