Ish kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u paraqit në SPAK këtë të enjte. Basha hyri në prokurorinë e posaccmë pak sekonda pas përfundimit të orarit zyrtar të punës së kësaj prokurorie. Nuk dihen ende arsyet e paraqitjes së Bashës në SPAK dhe as nëse është paraqitur vetë, apo është thirrur nga prokurorët e posaccëm. Gjatë kohës që ka drejtuar PD dhe më pas, Basha ka depozituar disa kallëzime në këtë strukturë.