Lulzim Basha dhe Gjergji Hani janë dy kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike. Basha e dorëzoi kandidaturën e tij përmes një emaili zyrtar, vetëm pak orë para mbylljes së afatit të përcaktuar, pasi aktulisht ndodhet jashtë territorit shqiptar. Këtë të martë ishte dita e fundit e dorëzimit të kandidaturave për kryetar të Partisë Demokratike, ku vetëm Basha dhe Hani shprehën dëshirën për të kandiduar për kryetar.