Gjatë një kontrolli të detajuar nga strukturat doganore në terminalin e kontejnerëve, u konstatuan veshje me marka të mbrojtura ndërkombëtare si Armani, Diesel, Boss dhe Calvin Klein të dyshuara për shkelje të të drejtave të pronësisë. Mallrat e dyshuara janë bllokuar dhe vulosur zyrtarisht pas verifikimeve nga njësitë përkatëse të pronësisë intelektuale. Gjatë muajit tetor, strukturat e Administratës Doganore kanë zhvilluar një sërë kontrollesh ku janë sekuestruar sasi të konsiderueshme mallrash të dyshuara si falsifikime të markave të njohura ndërkombëtare.