Shqipëria do të çelë grupkapitullin e dytë të negociatave me Bashkimin Europian - “Tregu i Brendshëm”, në Konferencën e katërt ndërqeveritare Shqipëri – BE, e cila mbahet këtë të hënë në Luksemburg. Kryeministri Edi Rama, kryeson delegacionin shqiptar në këto bisedime, i përbërë nga ministra, zëvendësministra dhe drejtues të punës për kapituj përkatës.