Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se në Luginën e Preshevës nuk ka asnjë gjykatës apo prokuror shqiptar. Sipas tij, pozita e shqiptarëve në të tre komunat në jug të Serbisë duhet të përmirësohet me ligj, dhe premton se ai do të jetë zëri i tyre. Teksa komenton raportet me institucionet vendore, ai shprehet se pa ndihmën e Kosovës e Shqipërisë e kanë të vështirë të mbijetojnë. “Vetëvrasje për shqiptarët e Luginës së Preshevës”, e quan Kamberi tendencën për luftë politike me institucionet e Kosovës.