Pas vizitës së parë të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Tiranë, ambasada amerikane ka shpërndarë në rrjete sociale foto të tij me krerët e drejtësisë në vend, krahas të cilave shkruan sekretari i Shtetit përsëriti angazhimin e qëndrueshëm të Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi në Shqipëri.