Shtetet e Bashkuara kanë përgatitur një projekt-rezolutë që parashikon një armëpushim të përkohshëm në Gazë. Në këtë projekt-rezolutë kërkohet sa më shpejt të jetë e mundur armëpushimi, lirimi i të gjithë pengjeve që u morën gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor, si edhe heqja e të gjithë kufizimeve në dërgimin e ndihmave humanitare.