Strategjia e hartimit të listave mund t’i djegë Adriatik Lapajt karrierën parlamentare në katër vjeçarin e ardhshëm. Koalicioni ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ vendosi emra familjarësh apo kandidatë fiktivë në listën e mbyllur, duke marrë të mirëqënë se ata do të jepnin dorëheqjen dhe drejt Kuvendit do të shkonin kandidatët e listës së hapur që kishin grumbulluar më shumë vota.