Të paktën 30 persona janë vrarë në përlehsjet që shpërthyen në zonën e gjelbër të Bagdadit mes manifestuesve që mbështesin liderin shiit Moqtada al Sadr, forcave të rendit dhe militantëve pro iranianë. Qindra persona ndërkohë kanë sulmuar ndërtesën e qeverisë brenda zonës së gjelbër të Bagdadit ku po manifestonin në mbështetje të al Sadrit. Ushtria irakiane ka njoftuar gjendjen e shtetrrethimit duke i kërkuar të gjithë manifestuesve të largohen nga vendet publike. Numërohen ndërkohë edhe rreth 700 të plagosur.