Dy prej zjarrfikësve të cilët kanë marrë pjesë në operacionin për shuarjen e zjarreve në Dropull kanë marrë plagë në trup nga flakët, e për pasojë janë dërguar në spitalin e Gjirkastrës ku kanë marrë ndihmë mjekësore. Njeri prej zjarrfikësve ka djegie të lehta në gjymtyrë ndërsa tjetri ka shfaqurprobleme si shkak i asfiksisë nga tymi. Aktualisht gjendja shëndetsore e tyre është e stabilizuar. Megjithëse ka patur një përmirësim të situatës së zjarrit, vijn puna për shuarjen e flakëve, pasi ekziston rreziku i riaktivizimit të vatrave. Mësohet se zjarri tashmë nuk është rrezik për banesat, pasi flakët janë vënë në kontroll.