Socialistët synojnë të adresojnë përmes komisionit të posaçëm të reformave shqetësimet e ngritura nga raportet ndërkombëtare mbi korrupsionin e nivelit të lartë. Synimi është prezantuar në mbledhjen e kësaj të premteje të Komisionit të drejtuar nga Fatmir Xhafaj. Komisioni do të analizojë rekomandimet e dhëna nga ekspertët e Bashkimit Europian përmes procesit të shqyrtimit të përputhshmërisë së legjislacionit, njohur si procesi Screening.