Përdorimi i inteligjencës artificiale po përhapet me shpejtësi, sidmos në moshat e reja, të cilat krahas përfitimeve, janë të ekspozuara edhe ndaj rreziqeve. Eksperti i kibernetikës Halil Berisha, në një intervistë për KosovaPress u shpreh se lufta hibride mes shteteve po zhvillohet edhe përmes shfrytëzimit të aftësisë së inteligjencës artificiale për të komunikuar në gjuhë dhe dialekte të ndryshme.