Pas vendimit të Beogradit për të mos lejuar ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla në Preshevë, ka ardhur dhe hakmarrja e Prishtinës zyrtare. Ministria e punëve të jashtme dhe diasporës vendosi t’I refuzojë kërkesën për vizitë ministrit serb për Informacion dhe Telekomunikacion, Dejan Ristiq. Lajmin e konfimroi për Radion Evropa e Lirë Qëndresa Fazliu nga Zyra për komunikim në Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës.