Në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, anija luftarake “Royal Fleet Auxiliary Mounts Bay” është ankoruar në Portin e Durrësit. Anija angleze, e cila në bordin e saj ka një ekuipazh dhe një batalion me marinsa, mbështet operacionet luftarake në vendet të cilat janë në konflikt me ushtritë aleate. Mjeti lundrues 176 metra, ndihmon në lehtësimin e operacioneve amfibe duke shkarkuar trupa edhe në kushtet më të vështira të motit.