Lufta në Ukrainë i ndau shtetet në disa kampe. Frika për një destabilitet të mundshëm të Ballkanit po jep sinjale pozitive për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, këtë të martë, pas një takimi zyrtar me një delegacion shqiptar, u shpreh për mediat se ka ardhur momenti që të rizgjohet procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, për të ruajtur stabilitetin.