Çmimet e karburanteve në Greqi kanë shënuar rritje të menjëhershme, si pasojë e luhatjeve në tregjet ndërkombëtare dhe tensioneve gjeopolitike në Lindjen e Mesme. Brenda një jave, në tregun me shumicë benzina pa plumb është rritur me rreth 2 cent, duke u reflektuar edhe te konsumatorët.