Zëvendës presidenti amerikan, JD Vance ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Danimarkës për Groenlandën, duke sinjalizuar se presidenti Donald Trump është “i gatshëm të bëjë çfarë është e nevojshme” për të mbrojtur interesat e SHBA-ve në Arktik. Deklaratat e tij thellojnë një ndarje tashmë të tensionuar midis Shteteve të Bashkuara dhe Danimarkës, një aleat tjetër i NATO-s, mbi këtë ishull strategjik. Në një intervistë për Fox Neës, Vance kritikoi menaxhimin europian të sigurisë në Groenlandë, duke targetuar veçanërisht Danimarkën.