Lufta e Rusisë në Ukrainë pritet të hyjë në fazë të re, pasi luftimet mund të përqendrohen në territor prej 350 kilometrash që përshkon qytetin e Zaporizhjas dhe atë të Hersonit, ka thënë inteligjenca ushtarake e Britanisë së Madhe të shtunën. Forcat ruse ka shumë mundësi që janë duke u mbledhur në jug të Ukrainës, në pritje të ndonjë kundër-sulmi, apo janë duke bërë përgatitje për sulm tjetër, ka thënë Ministria britanike e Mbrojtjes përmes një postimi në Tëitter.