Shkencëtarët thonë se Arktiku po ngrohet katër herë më shpejt se pjesa tjetër e globit dhe kjo ndikon në ekosistem, kafshët e egra dhe popullsinë lokale, por krijon gjithashtu edhe mundësi të reja për shfrytëzimin e burimeve natyrore. Arktiku përfshin 4 për qind të sipërfaqes së globit, me pjesën dërrmuese të tij ende të mbuluar nga akulli.