Në një kohë që më shumë se një milion gra dhe fëmijë, po largohen nga Ukraina, bandat kriminale po përfitojnë nga fluksi i refugjatëve për të trafikuar gratë drejt Mbretërisë së Bashkuar. Zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë ngritur alarmin se teksa ukrainasit po përpiqen të kalojnë kufijtë e vendeve fqinje si Polonia, Moldavia, Rumania, Sllovakia dhe Hungaria, po rritet numri i qenieve njerëzore të trafikuara.