Top News – Lufta në kufijtë e NATO-s…Çfarë do të vendosin liderët gjatë samitit të Vilniusit?
07/07/2023 13:38

Liderët e NATO-s do të takohen në Vilnius më 11 dhe 12 korrik për të trajtuar një sërë çështjesh, duke nisur nga ndasitë lidhur me anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës dhe pranimin e Suedisë, e deri te rritja e furnizimeve me municion dhe shqyrtimi i planeve të mbrojtjes pas shumë dekadash. Ky do të jetë samiti i katërt i NATO-s që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, pasi samiti i parë ishte mbajtur virtualisht më 25 shkurt 2022, një ditë pasi Rusia nisi luftën. Dy samitet e tjera janë mbajtur në Bruksel dhe Madrid. Takimet e shumta janë në kontrast me ritmin paraprak të samiteve vjetore të NATO-s dhe tregojnë se si lufta, që gjendet në pragun e aleancës, e ka sjellë NATO-n në fokus. Masat e sigurisë në Vilnius do të jenë të larta, përderisa do të dislokohen tri njësi gjermane të mbrojtjes ajrore, Patriot, për të ofruar siguri gjatë mbajtjes së samitit. Edhe avionë të tjerë luftarakë do të patrullojnë në qiellin e Lituanisë, shtet që gjendet midis enklavës ruse të Kaliningradit e Bjellorusisë dhe që një kohë të gjatë shihet si një pikë e brishtë në krahun lindor të NATO-s. Ndër cështjet kryesore që do të diskutohen në samit ndërkohë janë ajo e anëtarësimit të mundshëm të Ukrainës në NATO, garancitë e sigurisë për Ukrainën, forcimi i krahut lindor të aleancës, si edhe cështja e Suedisë e cila synon të bëhet anëtarja e 32-të e bllokut perëndimor të mbrojtjes, por që po pengohet nga Turqia. Edhe shpenzimet ushtarake të aleancës do të jenë në fokus ndërkohë që vendet kanë nisur ti afrohen objektivit prej 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, që kërkohet prej kohësh nga NATO.

Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55