Sektori i Turizmit pritet të mbetet motori kryesor i ekonomisë shqiptare. Në vlerësimin e minsitrit Blendi Gonxhja, lufta në Lindjen e Mesme, mund të sjellë më shumë vizitorë të huaj për Shqipërinë, të cilët do e shohin bregdetin e vendit tonë si alternativë të mirë për të pushuar. Gonxhja: “Turistët janë në rritje, as mos e kini me merak këtë pjesë. Sa i takon atyre që do shkonin në Lindje të Mesme, me keqardhje se nuk na kënaq, askush nuk duhet të kënaqet me fatkeqësinë e askujt, po Shqipëria është në një potencial dhe është një alternativë shumë e mirë, për planet e reja që ata që do shkonin në Lindjen e Mesme, të riorganizojnë agjendën, do e kenë Shqipërinë një nga ofertat më të mira.”