Fermerët kanë hyrë në sezonin e plehërimit si të drithërave ashtu edhe të pemëtoreve, por krahas shtrenjtimit të karburanteve, ata po përballen edhe me shtim të kostove për plehrat kimikë. Për shkak të bllokimit të ngushticës së Hormuzit, vende të rëndësishme prodhuese si Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe Katari nuk mund të transportojnë më ure, super fosfat, DAP dhe amoniak siç ishte planifikuar.