Izraeli me kërkese të Sekretarit të Shtetit të SHBA, Antony Blinken, do të lejojë një delegacion të OKB-së të vizitojë veriun e Gazës për të parë nga afër gjendjen e infrastrukturës, si dhe për të përcaktuar nevojat në zonë. Mediat izraelite shprehen se në mbledhjen e kabinetit qeveritar të Izraelit, ku u mor ky vendim, ishte dhe vetë Blinken.